Gjendje e rëndë e pacientëve në Pejë – 24 persona në rrezik për jetë nga Covid19

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po vijon gjendja e rëndë e pacientëve të infektuar me koronavirusin, shkruan IndeksOnline.
Në njoftimin e spitalit thuhet se 3 pacientë janë me respirator (CPAP), 104 pacientë janë me oksigjeno terapi, ndërsa nga këta 24 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Postimi:
132 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 3 janë me respiratorë (CPAP) 104 pacientë me oksigjenoterapi, ndërsa nga këta 24 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Nga personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 32 të infektuar me Covid-19: 9 mjekë, 12 infermier dhe 11 punëtorë të administratës dhe shërbimit teknik.
Ndryshe gjatë 24-orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 191 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga ta 19 pacientë janë shtruar për trajtim të mëtejshëm.
5 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnja, 2 të gjithë të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.
265 pacientë kanë kryer analiza, që në total janë bërë 3.511 analiza, ndërsa janë kryer 2 operacione.