75 Mall Live Search
14:59 / E Martë, 09 Qershor 2020 / indeksADMonline

Gjendje kritike në Likovë të Maqedonisë, 11 të infektuar me Covid-19 brenda 24-orëve të fundit

Likova vazhdon të jetë vatër e virusit Corona. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 11 raste të reja. Sllupçani dhe Mateçi janë dy fshatrat më të prekura. Autoritetet kërkojnë nga qytetarët t’i respektojnë masat. Hoxha i Sllupçanit, i cili humbi nënën si pasojë e Kovidit-19, kërkon nga qytetarët të mbrojnë veten dhe familjet e tyre.

Mos ta marrin për lojë, sepse nuk është lojë. Le të mbrohen, ta mbrojnë vetveten dhe familjet e tyre. Është e vështirë që të kalojnë dy javë dhe t’i të mos mund ta përqafosh fëmijën tënd, tha Abdylfetah Shahini, hoxhë i fshatit Sllupçan.

Kryetari i Likovës kërkon nga qytetarët që të mos turpërohen për t’u testuar.

“Të testohen, sepse nuk është turp të testohet. Unë jam testuar 3 herë. Besoj se çdo qytetar duhet ta shohë si gjë normale dhe t’i nënshtrohet testit”, u shpreh Erkan Arifi, kryetar i Komunës së Likovës.

Nga Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë thonë se testimi masiv në Likovë lehtëson identifikimin e vatrave të virusit.

“Falënderojmë ministrinë që na dha leje për testim masiv, sepse kjo na lehtëson punën në identifikimin e vatrave dhe numrin e pacientëve të infektuar”, deklaroi Arif Latifi, drejtor i QSHP-së, Kumanovë.

Autoritet thonë se të gjitha rastet janë nga vatra të njohura. Likova për momentin ka 124 raste aktive.