Gjenden katër granata në rrugën “Thimi Mitko” në Prishtinë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 13:00, kanë pranuar informatë për mjete të dyshimta shpërthyese në rrugën “Thimi Mitko” në Prishtinë.
“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat kanë arritë që nga aty të largojnë katër mjete të dyshuara (granata)”, ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka vënë në dukje se më këtë rast po merren njësitet kompetente.