21:57 / E Hënë, 17 Qershor 2024 / FR

Gjendjet pa shenja jete një 57-vjeçar në Durrës

Një person ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Durrës.

Bëhet e ditur se burri i moshës 57 vjeçare është rrëzuar dhe ka humbur jetën te parkingu i autobusëve atje, shkruan Euronews.al.

Policia ka bërë të ditur se paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, pasi nuk janë konstatuar shenja dhune.