19:50 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / Blerim

Gjendet pa shenja jete një person në fshatin Mramor të Prishtinës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 18:00,  policia ka pranuar një informatë lidhur me një vdekje të dyshimtë, ka bërë të ditur për Indeksonline Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

 Ai ka thënë se pas njoftimit, njësitet policore menjëherë kanë dalë në lokacion dhe janë informuar edhe ekipet e nevojshme emergjente.

“Ekipi shëndetësore ka konfirmuar vdekjen  e personit, përderisa veprime tjera policore lidhur me rastin janë në proces”, ka thënë Hoxha.