75 Mall Live Search
11:36 / E Enjte, 07 Tetor 2021 / B O

Gjeneral brigade Jeton Dreshaj pret në takim delegacionin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Shefi i Stafit të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së gjeneral brigade Jeton Dreshaj me bashkëpunëtorë ka pritur në takim delegacionin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe oficerët nga vendet e ndryshme , që janë duke ndjekur Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Akademisë së Forcave të Armatosura.

Gjeneral Dreshaj i njoftoi të pranishmit me gjendjen aktuale në FSK, dhe procesin e tranzicionit në të cilin po kalon FSK-ja si dhe vizionin e FSK-së për të ardhmen.

Kursantët në kuadër të vizitës në Kosovë kanë vizituar Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes ku janë takuar me Komandantin e KDS-së Gjeneral brigade Irfete Spahiu dhe oficerë të KDS-së ,ku u njoftuan me aktivitetet dhe trajnimet që realizohen në kuadër të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes