Gjeneral Sylejman Selimi në mbështetje të bashkëvendasit, 94-shit të PDK-së Bashkim Mustafa

Kandidati për deputet nga PDK-ja Bashkim Mustafa ka marrë përkrahje nga gjeneral Sylejman Selimi për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Të dy kanë postuar një foto së bashku si mbështetje për 94-shin e PDK-së, Bashkim Mustafa.
‘’Me bashkëvendasin, ikonen e UÇK-së, Gjeneralin Sylejman Selimi, gjithhere është kënaqësi bashkëbisedimi!Përkrahja e tij në projektet e së ardhmes na ofron siguri për të vazhduar tutje!’’, ka shkruar Mustafa.
Bashkim Mustafa në zgjedhjet e 9 shkurtit garon me numër 94./Indeksonline/