75 Mall Live Search
16:09 / E Martë, 03 Qershor 2025 / k.v

Gjeneral Wegscheider: Kemi dëshmuar ndërveprueshmëri të plotë

Gjeneral Major Michael E. Wegscheider, tha në Poligonin e stërvitjes në Babaj të Bokës, në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar shumëkombësh “Defender Europe 25”, se në çdo detyrë thelbësore që kemi vendosur në listë për ta ushtruar dhe verifikuar, kemi pasur sukses.

“Ka qenë një nder të jemi të ftuar për të vepruar si Posti Komandues Divizional këtu. Për Presidentin, Kryeministrin, Ministrin, dhe më e rëndësishmja, mikun tim të ri, Gjeneral Jasharin. Ne kemi komanduar nga Shtetet e Bashkuara kontinentale me postin kryesor komandues, me të gjitha sistemet dhe platformat e komunikimit përtej oqeanit deri te posti taktik komandues këtu në Gjakovë, me katër brigada shumëkombëshe nga Bullgaria, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kroacia, me ndihmën e të gjithë miqve të tjerë, përfshirë partnerin tonë Lituaninë. Në çdo detyrë thelbësore misioni që kemi vendosur në listë për ta ushtruar dhe verifikuar, kemi pasur sukses. Sipas mendimit tim, kemi dëshmuar ndërveprueshmëri të plotë. Dhe do ta përfundoj me këtë. Kam qenë këtu shumë herë, në këtë vend të bukur. Çdo herë që kthehem, mbetem i impresionuar. Kam kaluar disa vite të jetës sime këtu. Heroi i vërtetë i këtij ushtrimi, nga 18 vendet që kanë marrë pjesë, me gjak, djersë dhe shumë stres, heroi i vërtetë është kombi i Kosovës. FSK-ja, stafi i Gjeneral Jasharit, oficerët dhe nënoficerët, por më e rëndësishmja ushtarët e FSK-së që ndodhen 5,000 metra më poshtë në këtë luginë në jug, duke u djersitur dhe duke dëshmuar aftësinë dhe vendosmërinë e tyre të fuqishme. Për ne, ka qenë një kënaqësi e jashtëzakonshme të jemi këtu dhe mezi presim të punojmë përsëri me të gjitha vendet së shpejti”, tha ai.