75 Mall Live Search
12:45 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Gjenerali amerikan: Shqipëria mund të jetë në shënjestër të Iranit, duhet të jetë vigjilente

Çdo mik i SHBA-së, për fat të keq konsiderohet si një shënjestër e Iranit. Gjenerali amerikan Michael Barbero, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve tha se Shqipëria duhet të jetë vigjilente.

I pranishëm në një takim në Tiranë për sfidat e sigurisë , Barbero deklaroi se vigjilenca duhet të jetë në përpjekjet kundër terrorizmit dhe kundër sulmeve kibernetike.

Pyetje: Mund të jetë Shqipëria shënjestër për Iranin në të ardhmen?

Michael Barbero: Fatkeqësisht çdo mik i SHBA-së apo aleati ynë mund të shikohet si një shënjestër. Për këtë vigjilenca është mjaft e rëndësishme veçanërisht në fushën kibernetike, pasi Irani ka disa aftësi mjaft të sofistikuara për sulmet kibernetike. Për këtë arsye Shqipëria duhet të tregohet mjaft vigjelinete në përpjekjet kundër terrorizmit dhe kundër sulmeve kibernetike.

Gjenerali Barbero tha se NATO-ja do të reagojë ndaj çdo sulmi që mund t’i bëhet ndonjë vendi anëtar.

Michael Barbero: Nuk mendoj se ka një konflikt global në horizont. NATO-ja duhet të intensifikojë mbështetjen e operacioneve në Irak. NATO-ja është një aleancë që vazhdon të jetë e rëndësishme dhe vepron në mënyrë të përshtatshme. Mendoj se NATO-ja do të reagojë ndaj çfarëdo lloj sulmi do t’i bëhet ndonjë prej shteteve anëtare të saj.

Gjeneral amerikan Michael Barbero, i cili ka qenë bashkëpunëtor i afërm me gjeneralin Petraues ish-komandanti i trupave në Irak si edhe ish- drejtor I CIA, po ashtu dhe me gjeneralin Jim Jones, ish- komandant i NATO-s dhe ish- këshilltar për sigurinë në SHBA.