10:42 / E Premte, 04 Shkurt 2022 / B O

Gjenerali amerikan tregon në detaje aksionin për vrasjes e liderit të ISIS: Ai u fsheh në katin e tretë, kur u afruam e hodhi veten në ajër

Gjenerali Frank Mackenzie, i cili mbikëqyr veprimet e SHBA-së në rajon dhe i dërgon raporte drejtpërdrejt presidentit Joe Biden ka dhënë detaje për aksionin ku u vra lideri i ISIS, Abu Ibrahim al-Hashemi al-Quraishi.

Synimi i ushtarëve amerikanë ishte kapja e gjallë e liderit të ISIS. Kur forcat ushtarake u afruan tek ai, Al-Quraishi e hodhi veten në erë në katin e tretë të shtëpisë, bashkë me familjen e tij.

Mackenzie njofton se trupat amerikane arritën të tërhiqnin gjashtë civilë, përfshirë katër fëmijë, nga kati i parë i ndërtesës ku bomba shpërtheu të gjithë katin e tretë.

“Shpërthimi, i cili ishte shumë më i fortë se sa do të prisnit nga një jelek vetëvrasës, vrau të gjithë në katin e tretë dhe hodhi trupat e disa njerëzve jashtë ndërtesës,” tha Mackenzie, duke shtuar se al-Quraysh, gruaja dhe dy fëmijët e tij u vranë.

Ndërsa forcat speciale amerikane u nisën për në katin e dytë, njëri nga ushtarët e Al-Quraysh dhe gruaja e tij filluan të qëllonin kundër ushtrisë dhe të dy u vranë.

Pentagoni deklaroi se të paktën dy terroristë të armatosur nga dega e Al Kaedës u vranë nga zjarri nga një helikopter amerikan, kur anëtarë të ushtrisë amerikane po i afroheshin vendit të ndërhyrjes.

“Burra, gra dhe fëmijë të ngrenë duart. Ju jeni në duart e sigurta të koalicionit amerikan që rrethoi këtë zonë. Do të vdisni nëse nuk dilni jashtë”, ishte thirrja e një ushtarake amerikane nga altoparlanti.

Presidenti i SHBA Joe Biden, i cili monitoroi veprimin e ushtrisë nga Shtëpia e Bardhë nga një dhomë e posaçme e planifikimit të situatës, e quajti vetëvrasjen e Al-Quraysh “aktin e fundit të frikacakëve”./Indeksonline/