Gjenerali amerikan vjen në Kosovë, ndalesën e parë e bën në ambasadë

Gjenerali amerikan i brigadës, Chris McKinney, ka ardhur sot në Kosovë.
Me të arritur në Prishtinë, McKinney ka vizituar Ambasadën amerikane, raporton IndeksOnline.
Atje, gjenerali u prit nga e ngarkuara me punë, Anu Prattipati, e cila e mirëpriti dhe e falënderoi për vizitën.
McKinney pritet të mbajë takime dypalëshe, për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes si dhe përforcimin e mbështetjes amerikane për zhvillimin e sigurisë në Kosovë.
Chargé d’affaires Anu Prattipati welcomed Brigadier General Chris McKinney @US_EUCOM back to Kosovo! During his visit, BG McKinney will hold bilateral meetings on defense cooperation to reinforce our ongoing support for Kosovo’s security & defense development. pic.twitter.com/qDr32Ug8ro
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) March 20, 2025