Gjenerali amerikan, Wesley Clark arrin në Kosovë

Prijësi i aksionit bombardues mbi Serbinë 22 vjet më parë si Komandant Suprem i Forcave të NATO-s, Wesley Clark ka arritur në Republikën e Kosovës.
Ai pritet që të vizitojë edhe FSK-në.
Nga Ministria e Mbrojtjes kanë bërë të ditur se ceremonia e pritjes së tij do të mbahet nesër duke filluar në ora 10:00 në ambientet e kësaj ministrie.
Sipas kësaj ministrie, gjenerali Clark do të pritet me nderime të larta ushtarake nga njësia ceremoniale e FSK-së.
Ndërsa, pas takimit me ministrin Mehaj, ata do të kenë adresime për media.