75 Mall Live Search
18:12 / E Shtunë, 28 Qershor 2025 / FR

Gjenerali Barduani: Trupat kanadeze janë thelbësore për sigurinë në Kosovë

Në selinë e KFOR-it në “Camp Film City”, Prishtinë, sot u mbajt ceremonia zyrtare me rastin e Ditës Kombëtare të Kanadasë, e udhëhequr nga Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani.

Ceremonia, që u zhvillua më 1 korrik, shënoi 158-vjetorin e Aktit Kushtetues që themeloi kombin kanadez. Kjo ditë simbolizon unitetin, vlerat dhe identitetin kombëtar të Kanadasë.

Në fjalimin e tij, Gjeneral Major Barduani shprehu mirënjohje të sinqertë për ushtarët kanadezë që shërbejnë në Kosovë, duke vlerësuar angazhimin e tyre të palëkundur në kuadër të misionit të KFOR-it. Ai theksoi profesionalizmin e tyre dhe rolin e rëndësishëm që luajnë në promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftim.

KFOR punon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për sundimin e ligjit (EULEX), në përmbushjen e rolit të tyre si përgjegjës për sigurinë.