Gjenerali Clark: Pas vrasjes së familjes Jashari, më thanë se shqiptarët do të kundërpërgjigjen
Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark ka filluar dëshminë e tij në Hagë, si dëshmitari i fundit i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Ai u pyet për kohën kur u raportua se familja e Jasharëve ishte vrarë.
“Unë shkova në Maqedoni, më duket se kanë qenë ditët e para të marsit, kishim një Task-Forcë të forcave amerikane në Maqedoni, që ishte vendosur para disa vjetësh për të qëndruar në kufirin mes Serbisë dhe Maqedonisë. Unë nuk kam qenë asnjëherë atje, shkova ta inspektoja. Menjëherë më merr në telefon ambasadori amerikan në Shkup, Chris Hill, dhe më thotë se duhej të flisja me presidentin e Maqedonisë. Kisha dëgjuar raporte se ishte vrarë familja Jasharëve, kishte shqetësime për këtë gjë. Por kur shkova ta takoja presidentin Glikorov, ai ma shpjegoi se tani do të fillojë një konflikt për shkak të kësaj, kjo vrasje do të nxisë një konflikt”, deklaroi Clark.
“Më tha se shqiptarët do të kundërpërgjigjen, shqiptarët nuk ta pranojnë këtë që ndodhi, shqiptarët do t’i rezistojnë kësaj vrasje”, citoi Clark presidentin maqedonas në atë kohë.

