75 Mall Live Search
14:54 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

Gjenerali i FSK-së viziton Batllavën, vazhdon kërkim-shpëtimi për trupin e pagjetur

Gjenerali Naim Haziri, ka vizituar pjesëtarët e kërkim-shpëtimit në operacionin që është duke vazhduar në Liqenin e Batllavës.

Këto kërkime janë duke vazhduar që nga 25 gushti, mirëpo ende nuk kanë arritur ta gjenin trupin e qytetarit të zhdukur në liqe, shkruan Indeksonline.

Pjestarët e FSK-së që janë të angazhuar në këtë operacion e kanë njoftuar gjeneralin për zhvillimet në këtë operacion.

Gjeneral Haziri ka vlerësuar lart punën e pjesëtarëve të FSK-së, të cilët janë duke operuar në Liqenin e Batllavës./Indeksonline/.