14:07 / E Martë, 19 Prill 2022 / B O

Gjenerali i ri rus: Fitorja ndaj Ukrainës deri me 9 maj, me çdo kusht dhe me çdo mjet!

Komandanti i ri suprem i trupave ruse në Ukrainë, gjenerali Alexander Dvornikov, dëshiron të arrijë fitoren mbi Ukrainën deri më 9 maj.

Madje këtë po synon ta arrij me çdo mjet të nevojshëm.

Dvornikov nuk i shmanget përdorimit të forcës joproporcionale dhe përdorimit të të gjitha mjeteve që ka në dispozicion.

9 maji konsiderohet si “Dita e Fitores” mbi Gjermaninë naziste në Rusi dhe gjeneralkoloneli i ka vënë synim që Rusisë me këtë datë ti jap edhe një festë tjetër.

Për këtë mision, Dvornikov raportohet se e ka edhe betimin e Vladimir Putinit./Indeksonline/