10:33 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

Gjenerali kroat kërkon bashkëpunim më të madh me FSK-në

Kroacia dhe Kosova duhet të thellojnë bashkëpunimin, ka thënë shef i Shtabit të Forcave të Armatosura të Kroacisë, Gjeneral Mirko Shundov, përcjellë Indeksonline.

Shundov gjatë një vizite në Forcën e Sigurisë së Kosovës është takuar me komandantin Rrahman Rama.

Ai ka ftuar FSK-në që të përdor produktet kroate.

Gjenerali kroat ka theksuar edhe rëndësinë e shkollimit të kadetëve të rinj duke thënë se në këtë fushe duhet që të dy shtete të bashkëpunojnë më shumë.

“Do të kemi shprehje të mirëkuptimit gjithmonë do të ekzistojë bashkëpunimi dhe përparimi mes dy shteteve bashkëpunimi bilateral. Shkollimi është i rëndësishëm që të bashkëpunohet në të ardhmen. Ky është një garancion në të ardhmen. Ne jemi dy popuj që njohim njëri – tjetrin. Thërras FSK-në  të përdorin prodhimet për çështje të sigurisë të Kroacisë,  janë produkte të sigurta sepse ushtria kroate përdor këto prodhime për misione si janë pistoletë, pushkët, pjesët e uniformave, helmeta, etj”, tha Shundov ”, ka thënë Shundov.

Kurse, Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, tha se teksa e ka falënderuar shtetin kroat për bashkëpunim tha se ata janë vend strategjik me të cilin synojnë që t’i vazhdojnë edhe më tej bashkëpunimet.

“Kroacia është vend strategjik që kemi bashkëpunim dhe besim. Synimi jonë është të jemi pjesë në gjitha iniciativat regjionale dhe të jemi pjesë e strukturave euroatlantike t’i i marrim përvojat nga shteti kroat dhe ushtria kroate sepse janë pjesë e NATO-s. Kjo rrugë për ne është e padiskutueshme që bashkë me partnerë të jemi pjesë të kësaj” , tha Rama./Indeksonline/