Gjenerali kroat takon ministrin e Mbrojtjes dhe komandantin e FSK-së
Sot në Kosovë po qëndron për vizitë shef i Shtabit të Forcave të Armatosura të Kroacisë, Gjeneral Mirko Shundov.
Ai me këtë rast ka vizituar në ministrinë e Mbrojtjes ku u prit me ceremoni shtetërore nga komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, e më pas u takua edhe me ministrinë e Mbrojtjes të Kosovës, Rrustem Berisha.
Gjatë paradites së sotme është planifikuar edhe një konferencë e përbashkët për media.
