75 Mall Live Search
22:37 / E Martë, 01 Mars 2022 / SH F

Gjenerali që kontrollon armët bërthamore të Amerikës deklarohet për gatishmërinë amerikane

Gjenerali kryesor që mbikëqyrë armët nukleare të Shteteve të Bashkuara tëAmerikës, ka thënë se aktualisht është i kënaqur me pozicionin aktual të mbrojtjes amerikane, në mesin e një pushtimi në zhvillim të Rusisë në Ukrainë dhe urdhrit të Presidentit rus Putin për vendosjen në gatishmëri të lartë të forcave bërthamore ruse.

Admirali i Komandës Strategjike amerikane, Charles Richard, ka dhënë këto komente gjatë një dëgjimi të komitetit të Dhomës së Shërbimeve për Armatosje.

Ai u është drejtuar ligjvënësve të komitetit, duke thënë se po qëndron në Nebraska për t’u siguruar që pozicioni i forcave amerikane të mbrojtjes është i kënaqshëm.

Po ashtu, edhe zyrtarja e Sekretarisë së Mbrojtjes për Politika, Sasha Baker, ka thënë se Departamenti i Mbrojtjes është i kënaqur me pozicionin e deritanishëm të forcave mbrojtëse amerikane.

Deri tani, SHBA nuk e ka parë të arsyeshme që të ndërmarrë hapa të rinj për mobilizimin e forcave të saj ushtarake, përfshirë edhe ato bërthamore.