Gjenerali Rrahman Rama: Çdo ditë mesatarisht dy ushtarë po e braktisin uniformën e FSK-së, së fundi edhe një oficer, që u shkollua në Amerikë
Gjenerali dhe ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama, ka ngritur alarmin për, siç tha ai, braktisjen shqetësuese të uniformës në radhët e ushtrisë.
Rama deklaroi mbrëmë se, sipas të dhënave që posedon, mesatarisht rreth dy ushtarë në ditë po e lëshojnë shërbimin ushtarak. Sipas tij, edhe më alarmante është largimi i oficerëve të kualifikuar nga FSK-ja.
Ai theksoi se në mesin e atyre që po largohen është edhe një nga dy ushtarakët e shkolluar në akademinë ushtarake “West Point” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila konsiderohet një nga akademitë më prestigjioze në botë.
Ai shtoi se forca kryesore e një ushtri është personeli sepse edhe ajo armë apo pajisje duhet të përdoret apo manevrohet nga dikush.

