75 Mall Live Search
10:38 / E Mërkurë, 15 Janar 2025 / MSH

Gjenerali Rrahman Rama: Fryma e fitores për Mitrovicën dhe gjithë Kosovën – Mbështetje e fuqishme nga lagjja “Ura e Gjakut”

Kandidati për deputet nga lista e PDK-së, Rrahman Rama, ka vazhduar takimet me qytetarë dhe mbështetës në Mitrovicë.

Ai mbrëmë ka mbajtur një tubim me qytetarë të njërës nga lagjet më të mëdha të Mitrovicës.

“Atmosfera e fitores po ndihet në çdo cep të Mitrovicës. Mbrëmë, mora mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët e lagjes ‘Ura e Gjakut’, për çka i falënderoj nga zemra,” – ka deklaruar Gjeneral Rrahman Rama, kandidati për deputet me numrin 7 nga radhët e PDK-së.

Mbështetja për kandidaturën e Gjeneral Ramës po rritet çdo ditë, jo vetëm në Mitrovicë, por në të gjithë Kosovën.

Me përkushtimin e tij të dëshmuar dhe vizionin për një të ardhme më të mirë, ai vazhdon të frymëzojë qytetarët për një angazhim të përbashkët drejt ndryshimit pozitiv.