75 Mall Live Search
14:42 / E Martë, 12 Janar 2021 / k.v

Gjenerata e 56/ Mbi 200 të rinj nënshkruajnë kontratë pune me Policinë

Bazuar në konkursin e fundit për zyrtarë policorë, sot u bë nënshkrimi i kontratave të marrëdhënies së punës për kadetë policorë, të gjeneratës së 56-të e Policisë në Kosovës, raporton IndeksOnline.

Kontratat janë nënshkruar nga 212 të rinj kosovarë, të cilët kanë kaluar të gjitha testet për të arritur deri këtu.

Kjo do të jetë gjenerata e 56 e kadetëve të Policisë së Kosovës, e cila do të aftësohet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Në fund të tetorit të vitit të kaluar, pa ceremoni të përbashkët, por të ndarë në grupe të vogla si shkak i COVIDIT-19 kishte diplomuar gjenerata e 55-të e kadetëve të Policisë së Kosovës.

Policët që diplomuan së fundi ishin ndihmesë e madhe për punën e policisë në kohë pandemie./IndeksOnline/