75 Mall Live Search
08:48 / E Hënë, 30 Maj 2022 / B O

Gjeneva frymoi dje 100% shqip

Nen organizimin e Shoqatës bamirëse ‘Jetimat e Ballkanit’ dje ne Gjenevë te Zvicres u mbajt ndeshje humanitare në ‘Stade de la Fontenette’ mes dy ekipeve asaj shqiptare dhe zvicerane, respektivisht mes skuadres së Lorik Canës kundër dhe Johan Djouru.

Kjo dite humaninare dje ne Gjeneve ishte pos sportive me dy ndeshje, ishte edhe koncert nga ku para pubilkut shqiptare dhe zviceranë u prenzentuan yjet estrades sone.

Rreth 5000 shqiptare dhe zviceranë ne ‘Stade de la Fontenette’. Gjeneva ishte e pushtuar me kuqezi te shqiptareve, të Kosovës dhe Zvicrës!

Ne mesdite u zhvilluan ndeshja e pare miqësore mes “Dardania” nga Lausanna dhe “Kosova” se Gjenevës, kurse ne oren 16:00 me himnin kometar shqiptare dhe zvicerane, nise ndeshja e dyte mes ekipit shqiptar dhe zviceran në ‘Stade de la Fontenette’ ne Gjenevë ne pranine e rreth 5 mije pjesemarresve ku prezentuan figura të njohura të futbollit shqiptare (Lorik Cana, Kastriot Imeri, Migjen Basha, Andi Lila, Taulant Seferi, Shkodran Mustafi) zviceranë dhe ndërkombëtar. Trajner i ekipit te Lorik Canes ishte zvicerani Bernard Challandes, ndersa trajner i ekpit te Djourou ishte Michel pont. Kurse, ndeshja u referua nga Genz Nuza me ndihmesit e tij.

Kte dite humanite per ndere te “Jetimave e Ballkanit ” i dhane freski edhe prania e kengetareve tane te njohur si Capital T, Dhurata Dora, Meda, Elmedin Fazliu-Dini, dhe te tjere Vallja dhe kenga jehonte ne kete qytet nderkombëtar ndersa Gjeneva ishte e pushtuar me kuqezi…Stadiumi i Gjenevës i mbuluar mos me flamuj zvicerane edhe me flamuj kombetar te dy shteteve , te Kosoves dhe Shqiperisë te rinje e te rejat te veshura me plisa dhe veshje kombetare, ishte tamam festë!

Jo veteme kaq, per mesafiret kishte edhe lojera dhe supriza tjera. Kurse te rinjte, sidomos femiejt u kënaqen, te cilet paten rastin te marrin fotografi jo vetem ma Halil Kastratin, Bekim Jasharin, Agim Ademi, por edhe me Lorik Canen, Capital T, Dhurata Dora, Meda dhe te tjeret..

Mysafiret special nga Kosova qe erdhen ne Gjenevë per ta ndjekur evenementin humanitar dhe kulturo-sportiv ishin: Halil Kastratit (president i “Shoqates humanitare “Jetimet e Ballkanit) Bekim Jashari (nga fmailja e komandtit legjendar Adem Jashari) dhe Agim Ademi, kryeter i FFK-së

Ne fund te ndeshjeve dhe koncertit presidentit i “Jetimat e ballkanit” z.Halil Kastrati me stafin e tij pershëndeti pjesmearresit kete interesim të madh si dhe për kontributin e tyre për njerëzir me nevoje.

Moderimin e këtij evenmenti ma karakter humanitar e udhehoqi Labinot Gashi (Nje kafe me Labin) kurse komantues te ndeshjes dhe prezentimit te mysafireve e bene gazetaret Valon Jakupi, Arbnora Hasani (frengjisht) dhe Nefail Maliqi, gazetar nderkombëtar, redaktor i gazetes zvicerane ne Canton27.ch

Dita e djeshme humanitare permes dy ndeshjeve dhe koncertit të madh humanitar dedikuar “Jetimave te Ballkanit” kaloi pa kurrëfare incidenti! Rendin dhe sigurine e mbajten vete shqipataret dhe per gjashte ore nuk pa asnje police zviceranë Do theksuar se interesimi perveq mediave shqiptare ishte i madh edhe nga ato zvicerane.