75 Mall Live Search
10:46 / E Premte, 12 Mars 2021 / B O

Gjeneva, qyteti më i mbingarkuar në Zvicër

Gjeneva ka zënë përsëri vendin e parë si qyteti më i mbingarkuar në vend. Vitin e kaluar titulli i takoi Lugano – por tani është përsëri në vendin e dytë.

Renditja është përpiluar nga një kompani amerikane INRIX e cila studion qytete nëpër botë.

Megjithëse të gjitha qytetet kanë parë rënie të trafikut gjatë pandemisë, Gjeneva përfitoi më pak, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Ngecjet në Bazel janë 66% dhe në Bern, 33%. Në Gjenevë, vetëm një përmirësim prej 19%.

Por cili qytet është më i keqi në botë për bllokime sipas sondazhit? Bogota.