75 Mall Live Search
08:12 / E Shtunë, 18 Tetor 2025 / F.R

Gjeneva sekuestron dhe shkatërron skuterë elektrikë

Masat e marra nga Gjeneva kundër përdorimit të pakujdesshëm të skuterëve elektrikë kanë çuar në qindra shkelje dhe dhjetëra konfiskime.

Midis fundit të majit dhe fillimit të tetorit, policia kreu më shumë se njëqind kontrolle në zona të ngarkuara si Jardin Anglais dhe Parc des Bastions.

Në total u kontrolluan 190 skuterët elektrikë.

Disa prej tyre shënuan shpejtësi mbi 30 kilometra në orë, shumë mbi limitin prej 20 kilometrash.

Ato automjete u sekuestruan dhe u shkatërruan, dhe pronarët e tyre u gjobitën me disa qindra franga.

Qyteti thotë se zbatimi i ligjit do të vazhdojë për të siguruar rrugë më të sigurta për këmbësorët./Albinfo.ch/