75 Mall Live Search
23:28 / E Shtunë, 25 Janar 2025 / MSH

Gjeneva sot u “pushtua” nga LDK-ja, Xhaferi impresionohet nga mbështetja masive

Lidhja Demokratike e Kosovës sot mblodhi simpatizantë të partisë dhe jo vetëm, në Gjenevë të Zvicrës.

Duke tejkaluar kufijtë, për të shkuar kudo ku flitet shqip, Krenar Xhaferi, Lumbardh Salihu e Vlora Dumoshi u takuan me një pjesë të konsiderueshme të mërgatës tonë në Zvicër, për të prezantuar programin qeverisës.

Mbështetja masive dhe mikpritja e pashoq e impresionuan Xhaferin, i cili u shpreh tejet i lumtur që ishte dëshmitar i një kaq produktiv e pozitiv.

“Në Gjenevë, gjatë një takimi miqësor me bashkatdhetarët tanë.

Së bashku me Lumbardh Salihun dhe Vlora Dumoshin, për të përhapur frymën e re dhe për të ndarë vizionin e një rrugëtimi të ri për Kosovën”, u shpreh ai.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Krenar Xhaferi bartë numrin 32 në listën e LDK-së.