75 Mall Live Search
22:58 / E Martë, 08 Janar 2019 / indeksADMonline

Gjeni dallimet, Suzuki bëhet G-Class

Kompania e modifikimeve ‘Liberty Walk’ e ka shndërruar modelin Suzuki Jimny në një model gjerman G-Class. Së paku në dukje duket mjaft identik.

Ata kanë modifikuar modelin e ri Jimny, i cili është prezantuar tash vonë dhe do ta prezantojë në panairin e ardhshëm të makinave të modifikuara – Tokyo Auto Show, i cili do të mbahet nga 11 deri 13 janar.

Modifkimet për Jimnyn mes tjerash përfshijnë ndryshimin e pjesës së përparme (maskën e përparme, mbrojtësin e përparmë dhe kofanon). /IndeksOnline/