19:50 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Gjeologët zbulojnë fragmentin e humbur të kontinentit të lashtë të mbushur me diamantë

Mostra shkëmbore të veshura me diamantë janë zbuluar së fundmi në një ishull verior kanadez, të cilat mund të plotësojnë zinxhirn e njohurive për një pjesë të lashtë të kores kontinentale të tokës.

Fragmenti i asaj që njihet tani si Kratoni i Atlantikut Verior u zbulua nga gjeologët gjatë kërkimeve për diamantët e ishullit Baffin në Kanada.

Kjo pjesë e lashtë e tokës besohet se ka qenë një kontinent që arrinte deri në majë të hemisferës veriore, nga Skocia deri në rajonin verior kanadez të Labrador.

Studiuesit besjnë se kontinenti ekzistonte mbi siperfaqen e ujit rreth 2.7 më parë para se pllakat kontinantale t ëkores së tokës të ndryshonin.

Provat për këtë u gjetën në copa shkëmbore ‘kimberlit’, që sipas studiuesve tergojnë cilësi të pagabueshme të kratonit të lashtë.

Ky fragment sipas studiuesve shton rreth 10 përqind të masës së njohur kontinantale dhe ndihmon në rindërtimin e fromave misterioze të tokës së lashtë.

“Përbëria minerale e pjesëve të tjera të kratonit të Veriut të Atlantikut është aq unike sa nuk mund të gabohet”, tha gjologia ameriakne e University of British Columbia, Maya Kopylova.

“Ishte e thjshtë të lidhje bashkë pjesët. Kratonet fqinje në veri të Kanadasë, në veri të Kebek, në veri të Ontario dhe Nunavut kanë mineralogji totailsht të ndryshme. Zbulimi ynë ishte zopëza e zinxhirit që mungonte”, tha ajo.

Kratoni në fjalë ishte pjesë e kontinentit të vetëm që ekzistonte para se ai të ndahej në disa fragmente nga detet dhe oqeanet e reja tha Professor Kopylova në një intervistë me MailOnline, në procesin e njëjtë që po ndan gradualisht gadishullin Arabik me Afrikën lindore.
Zonat me thesaret minerale janë marrë tashmë nga gjigandët e diamanteve De Beer.