Gjeorgji – Maqedoni e Veriut: Vlerësimi pas ndeshjes i futbollistëve shqiptarë

Ka përfunduar takimi ndërmjet Gjeorgjisë dhe Maqedonisë së Veriut, duel ky që u zhvillua në kuadër të finales në Ligën e Kombeve.
Falë golit të shënuar nga Goran Pandeve në minutën e 55’të të takimit, Maqedonia bëhet Kombëtarja e parë që nga Liga e Kombeve siguron plasmanin në Kampionatin Evropian, shkruan IndeksOnline
Kështu, pesë futbollistët me prejardhje shqiptare, Ademi, Alioski, Bardhi, Musliu dhe Bejtullahi kanë arritur të kualifikohen në Kampionatin Evropian.
Më poshtë e gjeni edhe vlerësim nga sajti i statistikave “whoscored” për futbollistët shqiptarë që sot luajtën për Maqedonin, dhe padyshim se njeriu i ndeshjes ishte Goran Pandeve që u vlerësua me notën 7.7.
