20:02 / E Premte, 23 Shtator 2022 / Gj. Sh

Gjeorgjia mposht Maqedoninë dhe ngritet një Ligë më lartë

Skuadra e Gjeorgjisë ka arritur të siguroj ngritjen në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Kjo ngritje vie pas fitores 2-0 ndaj Maqedonisë së Veriut, shkruan IndeksOnline.

Vendasit shënuan golin e parë në minutën e 35-të të takimit me një autogol nga Bojan Miovski.

Sulmuesi i Napolit, Khivicha Kvaratskhelia, dyfishoi rezultatin e Gjeorgjisë në minutën e 64-të.

Me këtë fitore, edhe pse ka mbetur edhe një ndeshje, Gjeorgjia ka siguruar vendin e parë në Grupin 4 të Ligës C, ku në sezonin e ri të Ligës së Kombeve, do të luaj në Ligën B./IndeksOnline/