16:21 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

Gjëra që duhet ti dini në takimin e parë!

Le të themi që ju sapo jeni njohur me njëri tjetrin dhe vendosni të dilni në një takim. Nuk ka dyshim që ju doni të dini më shumë për këtë person, por ka ca gjëra që nuk mund ti pyesni ata direkt.

Disa psikolog thonë se është e mundshme të nxjerrim konkluzione për karakterin e një personi, thjesht duke drejtuar  vëmendjen tonë në detaje të vogla.

Shikoni se cilat janë këto detaje:

1. Nëse ajo prek flokët e saj dhe veshjen do të thotë që ajo ju pëlqen ju.

2. Kontakti sy-me-sy do të thotë shumë. Një shikim delikat dhe i lehtë tregon që partneri në fjalë është i interesuar dhe po i pëlqen të flasë me ju.

3. Nëse vëreni një qëndrim me duar të lidhura, atëherë është një shenjë që partneri juaj nuk po ndihet mirë afër jush.

4. Nëse ai/ajo po kontrollon telefonin pa pushim, atëherë jo vetëm që është një shenjë mos-respekti ndaj jush, por edhe nuk po tregon fare interesim për ju.

5. Nëse flet për ish të dashurin/ën, atëherë kjo nuk është aspak një shenjë e mirë!