75 Mall Live Search
08:07 / E Hënë, 02 Shkurt 2026 / G T

Gjëra që shihen rrallë në futboll, portieri i kërkoi gjyqtarit të shkonte në tualet!

Një ngjarje interesante ka ndodhur në ndeshjen mes Betim Futebol dhe Cruzeiro në Brazil, me protagonist portierin, Cassio Ramos.

Gjatë ndeshjes, 38-vjeçari kishte një kërkesë interesante për gjyqtarin, shkruan Indeksonline

Ai i kërkoi gjyqtarit kryesor që të shkonte në dhomat e zhveshjes për të shfrytëzuar tualetin.

Portieri i njohur duket se kishte probleme me stomakun dhe e kishte me urgjencë, kurse gjyqtari si rrallë herë – pranoi kërkesën e tij.

Ndeshja u pezullua për tre apo katër minuta, derisa Cassio u rikthye sërish në fushë../Indeksonline/