Gjërat e thjeshta që mund të bëni për të mos shpenzuar ujë pa nevojë
Uji tani është një ‘luks’ që përdoret në gjithë botën, për aq kohë sa kanë fat ta kenë.
Por shpesh herë njerëzit harrojnë se sa i rëndësishëm është uji dhe se si duhet ruajtur çdo pikë të tij me shumë kujdes.
Vetëm në Britani të Madhe përdoren 143 litra të ujit çdo ditë-e që i bie gjysmë ton, apo thënë në mënyrë qesharake (rreth masës se sa peshon një lopë).
Por me rritjen e popullsisë me gati 400 mijë çdo vit, do të vijë një pikë ku kjo thjeshtë nuk do të jetë e qëndrueshme.
E pra çfarë mund të bëhet në këtë drejtim?
Thjeshtë duhet gjetur disa mënyra për ta kursyer ujin dhe për të mos lejuar përdorimin e tepër të tij.
-Mos lejoni që uji të pikojë pa nevojë askund

-Mos i mbushni gjërat plotë (si në rastet kur vendosni të pini ndonjë çaj)

-Shkurtoni kohën e qëndrimit në dush

-Pastroni më rrallë rrobat

-Bëni ruajtjen e ujit me qëllimin tuaj

-Përdorni mjete plastike për t’i ujitur lulet kësisoj kurseni ujin që shpenzohet pa nevojë nga qezmet

-Kur vendosni të rruheni vendosni ujë në ndonjë tas, mos e lëni ujin të rrjedhë gjithë kohës

-Rregulloni rrjedhjet e ujit në tuba

-Bëni matje për shpenzimet e ujit.

/Indeksonline/