75 Mall Live Search
08:04 / E Enjte, 01 Janar 2026 / G T

Gjërat janë serioze, Enzo Maresca mund të shkarkohet sot nga stoli i Chelseat

Skuadra e Chelseat mund ta filloj vitin 2026 pa trajner, pasi është shumë pranë marrëveshjes me Enzo Marescan për prishjen e kontratës.

Mediat në Angli raportojnë se trajneri italian ka prishur të gjitha raportet me bordin e klubit dhe tashmë ka ofruar dorëheqjen, shkruan Indeksonline

Kjo dorëheqje vjen edhe kur Maresca e kuptoi se do të shkarkohet nga Chelsea në rast të humbjes në ndeshjen e ardhshme.

Megjithatë deri tani s’ka asgjë zyrtare dhe pritet të konfirmohet diçka sot nga “Blutë e Londrës”, pasi lajmet e fundit kanë nxitur shumë debate.

Maresca dështoi te Chelsea, edhe pse transferoi lojtarë me shifra të larta, ata kanë mbetur larg titullit kampion./Indeksonline/

Screenshot