75 Mall Live Search
14:25 / E Premte, 15 Korrik 2022 / OSH

Gjërat më të çuditshme që punonjësit e IT kanë gjetur në kompjuterat e kompanisë

Ndërkohë që mendoni me vete se çfarë dreqin keni lënë në kompjuterin tuaj të punës, nxirrni ca mësime nga ata që u zbuluan para jush! Secili prej nesh mund të duket goxha i çuditshëm në sytë e IT të kompanisë, por kjo varet nga nevoja apo situata në të cilën jeni ndodhur në ato momente. Sidoqoftë bëni kujdes të mos e përfshini jetën personale tek tryeza e punës: shanset që dikush t’i shohë janë të mëdha.

  1. Porno

Sigurisht që s’mund t’i mungonte listës. Ndonjëherë zyra bëhet e lodhshme dhe fantazia nis të punojë…Rrjedhimisht IT gjejnë materiale shumëëë seksuale sapo hapin kompjuterin në një moment të dytë

  1. Filma, muzikë dhe seriale të shkarkuara në mënyrë ilegale

Çfarë bëhet kur s’ka punë? IT thotë se shihen filma! Ok.

  1. Letra të vjetra dashurie

Shumë romantike, por pak e sikletshme të të lexojë djali/vajza e IT çfarë ti i ke shkruar ish-it tënd në momentin më kulmor të ndjesive. Gjithsesi është një leksion për të zënë mend!

  1. Novel të papërfunduar

Dikush shfytëzonte kompjuterin e zyrës për të shpalosur kreativitetin. Krejt papritur bëri një libër!

  1. Aktivitet kriminal

Po, IT tregojnë se ka ndodhur që kanë gjetur në lap top-in e kompanisë video me përmbajtje kriminale që i kanë bërë të njihen me një anë të errët dhe të pazbuluar të punonjësve.