75 Mall Live Search
17:38 / E Diele, 19 Janar 2025 / AR

Gjërat po bëhen serioze, i dashuri i Duas shoqërohet me familjen e saj

Çdo moment është emocionues për Dua Lipën!

Ditën e sotme, këngëtarja 29-vjeçare e hitit “Levitating” publikoi në Instagram disa fotografi, transmeton Indeksonline.

Krahas fotove të shumta, këngëtarja e “Radical Optimism” shkroi një mbishkrim emocionues mes kohës së saj në Kili.

“Faleminderit Çileeeeeee!! E dua shumë këtu. Shihemi së shpejti”, ka shkruar ajo.

Së fundmi u raportua se Callum Turner, i cili prej një viti është në lidhje me krijuesen e Future Nostalgia , është fejuar me të dhe vazhdimisht ka bërë përpjekje për ta surprizuar këngëtaren me gjeste romantike.

Gjithashtu u raportua se Turner është afruar “shumë” me familjen e Dua Lipës dhe vëllezërit e motrat e saj gjithashtu e adhurojnë atë./Indeksonline/