12:36 / E Premte, 04 Maj 2018 / indeksADMonline

Gjërat që duhet t’i ndaloni për të hequr qafe aknet

Aknet janë mjaftë të shpeshta në mesin e shumë njerëzve dhe megjithëse nuk ka ndonjë shkaktar të veçantë se pse shfaqen, janë disa gjëra që ne i bëjmë e që kontribuojnë në dëm të lëkurës sonë, konkretisht, në shfaqjen e akneve.

Ushqimet e shpejta. Konsumimi i ushqimeve të shpejta si burgerët, janë ndër shkaktarët kryesorë të akneve. Kjo për arsye se përmbajnë yndyra të tepërta dhe bllokojnë poret e lëkurës, që rrjedhimisht çojnë në shfaqjen e akneve.

Përdorimi I telefonave mobil. Telefonat mobil grumbullojnë shumë mikrobe dhe papastërti. Duke shpenzuar kohë të gjatë duke komunikuar në telefon, bënë që këto mikrobe të përhapen në fytyrën tuaj.

Prekja e shpeshtë e fytyrës. Duart duhen të pastrohen shpesh ngaqë akumulojnë shumë mikrobe dhe papastërti. E nëse prekni fytyrën vazhdimisht me duar, jeni më të prirur të keni akne apo puçrra.

Mos pastrimi i fytyrës. Nëse flini ka pastruar fytyrën, sidomos femrat pa pastruar grimin nga fytyra, kjo është jashtëzakonisht e dëmshme për fytyrën dhe bënë që të shfaqen aknet./Indeksonline/

Temat: