22:37 / E Shtunë, 26 Shtator 2020 / indeksADMonline

Gjërat që morën hetuesit e Speciales në zyrat e OVL-UÇK’së

Hetuesit kanë marrë dy shtëpiza, një pajisje për kamerë e fotokopje nga zyrat e OVL-UÇK.

Ky kompjuter ka mbetur jofunksional.


Një ditë më parë hetuesit e Gjykatës Speciale morën shtëpizën e tij.

Atë deri të premten e shfrytëzonte sekretari i OVL-UCK, Faton Klinaku.

Veç saj, këta hetues me vete morën edhe shtëpizën e kompjuterit të nënkryetarit të OVL-UCK, Nasim Haradinajt.

Por Klinaku po thotë që aty mund të gjejnë vetëm diçka argëtuese.

Hetuesit me vete morën edhe një pajisje për kamera e një tjetër për fotokopje.

E Klinaku ka një ide se për çka janë sekuestruar të njëjtat.

Ndonëse sipas Speciales arrestimet ndodhën për shkak se Gucati e Haradinaj kishin penguar drejtësinë, sipas Klinakut veprimet e tyre ishin tërësisht normale.

Këtë të shtune zyrat e OVL-UCK ishin të zbrazëta, por një ditë më parë dhjetëra anëtarë të kësaj organizate u paraqitën për t’i kundërshtuar këto arrestime.

Për orë me radhë qëndruan para organizatës.

E kur Zyra e Prokurorit të Specializuar përfundoi aksionin, qytetarët shprehën pakënaqësitë e tyre ndaj këtyre arrestimeve, raporton t7.

Madje aty pati nevojë edhe për ndërhyrjen e Policisë së Kosovës.

Por kur gjithçka përfundoi, pjesëtarët e OVL-UCK vizituan zyrat ku edhe morën vendimin që deri në kthimin e krerëve të organizatës, detyrën e të parit të saj ta ushtrojë sekretari Faton Klinaku.