12:22 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Gjërat që nuk duhet të bëni në këto temperatura minus

Të gjithë e dimë se duhet të shmangim udhëtimin e panevojshëm gjatë rënies së borës, por ka disa gjëra që ju duhet të shmangni.

Temperaturat këto ditë kanë rënë në minus, ku bora dhe të ftohtit ka kapluar vendin.

Të gjithë e dimë se duhet të shmangim të gjitha udhëtimet e panevojshme gjatë rënies së dëborës, por edhe të marrim kujdes shtesë, shkruan Daily Mirror, transmeton Indeksonline.

Disa prej këtyre rregullave janë:

1. Mos derdhni ujë të nxehtë në xhamin tuaj të makinës

Derdhja e ujit të nxehtë në xhamin tuaj mund të duket si mënyra më e shpejtë për të shkrirë atë, veçanërisht në atë nxitimin në mëngjes herët.
Por zgjerimi i shpejtë dhe tkurrja e akullit si pasojë e ujit të nxehtë mund të shkaktojë thyrje në xham.

2. Mos e lini automjetin tuaj pa e kontrolluar
Shoferët duhet të jenë ‘në kontroll’ të automjetit të tyre gjatë gjithë kohës. Nëse duhet të kthehesh në shtëpi, duhet të fikësh motorin dhe ta futësh makinën brenda.

3. Mos vozisni në kushtet jo normale të rrugës

4. Mos neglizhoni shëndetin tuaj gjatë kohës së ftohtë

5. Mos lejoni që temperatura të bjerë në shtëpinë tuaj