22:00 / E Mërkurë, 26 Prill 2023 / AR

Gjërat super luksoze që Georgina mund t’i humbas nëse ndahet nga CR7

Në mediat e huaja po bën bujë lajmi se mes çiftit të famshëm, Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo ka krisje.

Por, çfarë do të ndodhte nëse dyshja do të ndahen?

Së fundmi u raportua se Georgina do të merrte afërsisht 350 milionë dollar nga pasuria e Ronaldos, transmeton Indeksonline.

Modelja do të humbiste avionin privat të cilin shpesh e përdor për të kryer angazhimet e saj.

Gjithashtu do të humbiste një pasuri të madhe nga Ronaldo, gjë e cila e ndihmon të blejë bizhuteri dhe gjësende luksi.

Kujtojmë që Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë në një lidhje që nga viti 2017./Indeksonline/