75 Mall Live Search
09:31 / E Shtunë, 05 Mars 2022 / A. M.

Gjergji i Parisit për ushtrinë dha pensionin e veteranit të luftës

Mërgimtari ynë, Gjergj Azem Zeneli, nga Bobi i Kaçanikut, që rron në Paris të Francës, për Fondin e Sigurisë dha pensionin e veteranit të UÇK-së.

– Për ushtrinë tonë jap pensionin për një vit. Nuk jam unë as i pari as i fundit që solidarizohem me Fondin e Qeverisë sonë… Kush nuk e do shtetin, nuk e do as veten, tha ai.

Gjergj Zeneli, 65, babë i katër fëmijëve, e zë në gojë luftën e UÇK-së. Nipit të tij Taulantit (në foto) i ka thënë të mos e harron shtetin e Kosovës.