10:28 / E Enjte, 13 Maj 2021 / OSH

Gjergji uron Tërnavën për Fitër Bajram

Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji, i ka dërguar një letër urimi Kryemyftiut Naim Tërnava për nder të festës së Fitër Bajramit, duke i thëne se do donte që të shkonte personalisht te ai për ta uruar atë dhe Bashkësinë Islame, por që siç tha, rrethanat e jashtëzakonshme të pandemisë nuk po ia lejojnë.

“Besoj shumë që besimtaret e të dyja besimeve tona janë bërë më të fortë në fe dhe e kanë kuptuar më mirë se sa shumë kemi nevojë për njëri-tjetrin”.

“Festimi i Bajramit le t’Ju begatojë shpirtërisht e Zoti me mëshirën e Tij t’Ju pranojë sakrificën e agjërimit që e keni ushtruar gjatë muajit të Ramazanit”, thuhet mes tjerash në urim.