12:18 / E Martë, 11 Dhjetor 2018

Gjermanët deklarohen për taksën ndaj Serbisë, kanë një apel për Kosovën!

Berlini zyrtar për herë të parë është deklaruar rreth taksës 100 për qind që Kosova ia vuri Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Ministri i Jashtëm i këtij shteti, Heiko Maas ka kërkuar nga autoritetet kosovare që ta shfuqizojnë, ose të paktën ta suspendojë zbatimin e taksës.

Ai ka thënë se ndien keqardhje për dorëheqjet e kryetarëve të komunave me shumicë serbe në veri të Mitrovicës, raporton Reuters.

“Eskalimi i mëtejmë duhet tëparandalohet urgjentisht”, u shpreh Mass. /Indeksonline/

Temat: