16:45 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

Gjermanët investuan 6,2 miliardë euro në startup-e

Shuma e investimeve që start up-et kanë marrë vitin e kaluar në Gjermani në krahasim me një vit më parë është rritur për 36 për qind duke arritur në 6,2 miliardë euro.

Kompania e auditimit dhe konsultimit EY publikoi raportin mbi startup-eve në Gjermani.

Sipas raportit, investimi që kanë mbledhur startup-et e sipërmarrësve të rinj në Gjermani vitin e kaluar në krahasim me vitin 2018 është rritur për 36 për qind duke arritur në 6,2 miliardë euro.

Kryetari i Bordit Drejtues të EY në Gjermani, Hubert Barth, deklaroi se rritja financiare vazhdon pa u ndalur.