Gjermanët në panik, ylli i U21 po largohet nga Kombëtarja?

Kombëtarja e Gjermanisë U21 mbrëmë u mposht në finalen e Kampionatit Europian nga Anglia U21 me shifrat 3:2.
Pas finales, gjermanët kanë filluar të frikësohen sepse një lojtar po bën plan të largohet, shkruan Indeksonline
Siç raporton Bild.de, bëhet fjalë për Paul Nebel, që mbrëmë bëri një asist dhe shënoi një gol.
Nebel mund të luajë për Kombëtaren e Irlandës, pasi nëna e tij vjen pikërisht nga ky shtet.
“Gjyshja ime është nga Irlanda, kurse nëna ime është gjysmë-irlandeze. Kam kaluar shumë kohë si fëmijë në Irlandë, andaj është shtëpia ime e dytë.
“Irlanda më ka kontaktuar, janë duke më ndjekur intensivisht. Është shumë mirë kur dikush të kontakton dhe shpreh interes. Unë kam qenë pjesë e Gjermanisë nga grupmosha U15, jam krenar. Nëse nuk funksionon këtu, padyshim që më duhet të mëndoj sepse Irlanda është në zemrën time”, u shpreh futbollisti i Mainzit.
Kujtojmë që i njëjti skenar mund të ndodhë edhe me dyshen shqiptare, si Brajan Gruda dhe Nelson Weiper./Indeksonline/