11:31 / E Hënë, 01 Shkurt 2021 / OSH

Gjermanët nën presion? Përdorimi i vaksinave ruse dhe kineze po konsiderohet si opsion

Gjermania, do të konsiderojë përdorimin e vaksinave ruse dhe kineze për të përhapur vaksinimin në të gjithë vendin, njoftuan udhëheqësit e provincave.

Si një tregues i presionit nën udhëheqësit politikë për shkak të shpërndarjes së ngadaltë të vaksinimit, kryeministri i Bavarisë, Marcus Zeder, tha se Gjermania do të konsideronte miratimin e vaksinës ruse “Sputnik V” dhe vaksinës së bijve kinezë, raportoi “Guardian”-i.

Të hënën në mëngjes, kolegu i tij nga Brandenburgu, Dietmar Vojdke, ra dakord me idenë që Gjermania t’u kthehej vaksinave të tjera.

Ai i tha televizionit shtetëror gjerman ARD se vaksinat që kalojnë normat e trupit rregullator shëndetësor dhe “kjo mund të bëhet shumë shpejt, siç ishte rasti me “BionTech”-un dhe vaksinat e tjera”.

“Unë mendoj se është e nevojshme dhe e mundur të vlerësohen këto vaksina shpejt, nëse ato janë në dispozicion. Nëse ato rezultojnë të sigurta dhe efektive, ato duhet të përdoren”, tha Vojdke.

Deri tani Gjermania ka miratuar vaksinat nga “Pfizer”-i, “BionTech”-u dhe “Moderna”.