75 Mall Live Search
11:36 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / OSH

Gjermanët solidarizohen me ukrainasët, protestojnë në Berlin

Një demonstratë spontane solidariteti me Ukrainën u pa në mëngjesin e së enjtës në Berlin, pas bombardimeve nga Rusia, shkruan IndeksOnline.

Dhjetra të rinjë kanë protestuar me flamuj ukrainas në duar duke u solidarizuar me popullin atje.

Ndryshe, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar për Reuters se Ukraina është sulmuar me raketa. Ai ka shpallur ligjin ushtarak, dhe pritet Këshilli i Sigurisë në Ukrainë të mbajë mbledhje urgjente.

Ndërkohë Rusia ka thënë se po shënjestron infrastrukturën ushtarake të Ukrainës.

Por, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë se Putin ka nisur pushtimin e shkallës së plotë./IndeksOnline/