75 Mall Live Search
16:25 / E Mërkurë, 23 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Gjermani 1-2 Japoni, notat e lojtarëve

Japonia ka bërë befasinë e radhës në Kampionatin Botëror.

”Samurajët” kanë mposhtur Gjermanin me rezultat 2-1 në stadiumin “Khalifa International”, shkruan IndeksOnline.

”Pancerët” kaluan në epërsi me golin e Ilkay Gundogan, në minutën e 33-të ndeshjes, i cili u tregua i sakt nga penalltia.

Në pjesën e dytë Japonia zhvilloi një ndeshje komplet tjetër dhe arriti ta përmbys rezultatin.

Fillimisht Ritsu Doan, barazoi rezultatin në minutën e 75-të, ndërsa tetë minuta më vonë, Takuma Asano, shënoi golin e fitores për Japoninë.

Pavarësisht humbjes, lojtar më i mirë në fushë ishte mesfushori i Gjermanisë IKay Gundogan me notën 7.9, kurse më i dobëti ishte Kubo i Japonisë me notën 5.9.

Këto ishin vlerësimet e lojtarëve nga kjo ndeshje:

/IndeksOnline/