75 Mall Live Search
17:14 / E Martë, 26 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Gjermani: 7 zjarrfikës dhe një ekspert i kafshëve bëhen bashkë për ta shpëtuar miun

Në qytetin gjermane të Bensheim, punonjësit e shpëtimit morën një telefonatë të pazakontë – një mi kishte nevojë për ndihmë pasi kishte ngecur në një kapak të kanalizimit.

“Edhe kafshët që janë të urryer nga shumë njerëz meritojnë respekt,” deklaroi shpëtimtari i kafshëve, Michale Sehr.

Zjarrfikësit vullnetarë reaguan në një thirrje të dielën pasdite, tha departamenti lokal i zjarreve dhe vuri në dukje kodin “shpëtimi i kafshës, kafshës së vogel”.

Z. Sehr, nga shpëtimi i kafshëve në Rhein Neckar, ishte tashmë aty – por nuk mundi të çlironte brejtësin nga maja e kapakut, transmeton IndeksOnline.

Me ndihmën e një ekipi të plotë zjarrfikësish, kapaku u hoq dhe mbështetej në pykë, ndërsa Z. Sehr arriti të nxjerrë miun e rrumbullakët.

Miu u lirua sërish të shkoj në kanalizim – por jo para se disa fotografi të shkrepen.

Pasi u ngarkua në faqen e Facebook-ut për shpëtimin e kafshëve, fotoja tërhoqi qindra komente duke përgëzuar kujdesin që i është dhënë një kafshe që është më shpesh e shënjestruar për shfarosje. /IndeksOnline/