Gjermani, a je gati për perfeksion? Facial AM i Linda Berishës po vjen te ju

Klinika e njohur estetike në vend, Facial AM, po zgjeron rrënjët.
Pas suksesit të padiskutueshëm në vend, Facial AM po hapet edhe në Gjermani, si pjesë e integruar e Elite Beauty Center.
Klinika e doktoreshës Linda Berisha tani do të jetë në qytetin e Freiburgut, shumë shpejt.
Me këtë hap, Facial AM bëhet klinika e parë shqiptare me rrënjë në Kosovë që po zgjerohet ndërkombëtarisht, duke sjellë standardet më të larta të kujdesit dhe bukurisë kudo!
Ky është njoftimi i klinikës numër një në vend:
Halo, Gjermani! Me zemër plot mirënjohje ndaj jush që na keni mbështetur që nga fillimi, po ndajmë lajmin e madh se Facial AM po zgjerohet!
Pas një rrugëtimi të paharrueshëm në Prishtinë, tani po hapim edhe një pikë të re në Freiburg, Gjermani, si pjesë e integruar në Elité Beauty Center.
Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri dhe s’do të ishte e mundur pa ju. Faleminderit që jeni gjithmonë me ne!
Me këtë hap, Facial AM bëhet klinika e parë shqiptare me rrënjë në Kosovë që po zgjerohet ndërkombëtarisht, duke sjellë standardet më të larta të kujdesit dhe bukurisë kudo!
Bileta jonë është vetëm me një drejtim… E ju, a jeni gati për perfeksion?